DYLON

Policia arrestoi 6 persona të dyshuar, legjitimoi 196 dhe në bashkëpunim me institucionet kompetente inspektoi 53 lokale

Policia arrestoi 6 persona të dyshuar, legjitimoi 196 dhe në bashkëpunim me institucionet kompetente inspektoi 53 lokale
Avatar photo Redaksia

Policia e Kosovës (PK) në vazhdën e angazhimeve të saja aktive në parandalimin dhe luftimin e veprave kriminale, konkretisht Drejtoria për Hetimin e trafikimit me Qenie Njerëzore  (DHTQNJ), me qëllim të marrjes së masave proaktive  dhe verifikimit të  informatave  në terren  ka hartuar planin operativ për inspektimin e salloneve  të masazheve,  i cili është realizuar në bashkëpunim dhe mbështetje të inspektorëve komunal, inspektorëve të punës, zyrtarëve të ATK-se, inspektorëve të MINT-se dhe njësive tjera të profilizuar në kuadër te PK-së.

Plani  operativ ,,Masazha-2021’’ i realizuar  përgjatë këtij muaji në  nivel vendi, ka rezultuar me arrestimin e gjashtë (6) personave të dyshuar mbi dyshimin e bazuar për përfshirje në veprat penale “Mundësim apo Detyrim në Prostitucion”, “Ofrim i Lokaleve për Prostitucion” dhe “Bashkëkryerje“.

EkoHigjiena

Gjatë këtij operacioni policor, nën autorizimin e organeve të drejtësisë dhe në bashkëpunim me institucionet kompetente janë inspektuar pesëdhjetë e tri (53) lokale, prej tyre njëzë e nëntë (29)  lokale   janë mbyllur nga  inspektorët  komunal si dhe janë shqiptuar  gjoba   për mungesë të arkave  fiskale, mungesa e dokumenteve të  punës  etj.

Nga zyrtarët policorë gjatë këtij operacioni janë legjitimuar njëqind e nëntëdhjetë e gjashtë (196) persona me shtetësi të ndryshme si, nga Shqipëria, Tajlanda, Italia, Greqia, Rumania, Serbia dhe Kosova, ku të gjithë shtetasit  e huaj  në mungesë të  paraqitjes së lejes së punës dhe qëndrimit, sipas procedurave janë trajtuar nga  Drejtoria  për  Migrim dhe Huaj si kompetencë e tyre lëndore.

Personat  e dyshuar me vendim të prokurorit kompetent janë dërguar në mbajtje për dyzet e tetë (48) orë.

Policia e Kosovës gjithmonë do te jetë e angazhuar në parandalim të veprimtarive kriminale dhe në shërbim të ruajtjes së rendit dhe sigurisë në Republikën e Kosovës. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.