Policia: Arrestohet i dyshuari, ka ofenduar zyrtarët policorë, i ka rezistuar arrestimit
Autoritetet policore kanë bërë me dije se në Gjilan, në Sheshin e Qytetit, është arrestuar një i dyshuar, pasi i njëjti për motive të panjohura ka ofenduar zyrtarët policorë derisa ishin në kryerje të detyrës zyrtare.
Gjithnjë sipas policisë, gjatë arrestimit i dyshuari ka rezistuar dhe dy zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. /2LONLINE/
