DYLON
SMS-të e rreme

Policia apelon qytetarët të kenë kujdes nga mashtrimet online

Policia apelon qytetarët të kenë kujdes nga mashtrimet online
Avatar photo Redaksia
/Policia ka kërkuar që në rast se qytetarët pranojnë mesazhe të tilla, t’i fshijnë menjëherë, t’i raportojnë tek autoritetet përkatëse dhe të kontaktojnë bankën nëse kanë ndarë të dhëna personale apo bankare/

Policia e Kosovës ka njoftuar sërish qytetarët që të jenë të kujdesshëm ndaj mesazheve mashtruese që po qarkullojnë në emër të institucionit.

Sipas Policisë, është identifikuar një SMS mashtruese që pretendon rrejshëm se qytetarët kanë gjoba trafiku dhe kërkon klikim në linke për kryerjen e pagesave.

EkoHigjiena

Policia ka bërë të ditur se këto mesazhe nuk janë zyrtare dhe ka apeluar që qytetarët të mos klikojnë në linke të dyshimta, të mos japin të dhëna bankare apo personale dhe të mos hapin faqe që kërkojnë pagesa përmes SMS-ve.

Tutje, Policia ka kërkuar që në rast se qytetarët pranojnë mesazhe të tilla, t’i fshijnë menjëherë, t’i raportojnë tek autoritetet përkatëse dhe të kontaktojnë bankën nëse kanë ndarë të dhëna personale apo bankare.

Rastet e tilla mund të raportohen përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë” ose duke telefonuar në numrin 192.

Policia e Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve të qëndrojnë të kujdesshëm ndaj mashtrimeve online. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.