DYLON

Policia apelon për më shumë kujdes në trafik

Avatar photo Redaksia

Policia e Kosovës, përmes një kumtese dërguar sot medieve njofton PK me njësitet e saj ka marrë masa për përforcimin e shërbimeve të Policisë së Komunikacionit Rrugor në të gjitha akset rrugor.

Policia e Kosovës, vazhdon kumtesa,  në akset rrugore ka caktuar Njësite Policore të Komunikacionit Rrugor, të cilat do të ushtrojnë kontrolle të vazhdueshme për pajisjen e automjeteve me goma dimërore , zinxhirë për goma, si dhe për respektimin e normave të shpejtësisë së lejuar dhe përshtatja e kushteve të rrugës, gjithashtu edhe ndërmarrjen e masave preventive ndaj shoferëve të cilët janë të obliguar për përdorimin e dritave për ndriçimin e rrugës dhe dritat e mjegullës në rastet e zvogëlimit të dukshmërisë së rrugës.

EkoHigjiena

Me këtë kumtesë Policia e Kosovës kërkon nga drejtuesit e automjeteve që të respektojnë shenjat e komunikacionit rrugor, t’u përshtaten kushteve atmosferike si dhe në rast nevoje të përdorin zinxhirët gjatë lëvizjes në akset rrugore ku bora dhe ngricat mund të janë të pranishme, e sidomos në orët e vona kur temperaturat mund te jenë të ulëta e të paraqiten ngrica.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.