DYLON

Policia apelon: Kujdes nga mashtrimet online gjatë shitjes së produkteve

Policia apelon: Kujdes nga mashtrimet online gjatë shitjes së produkteve
Redaksia

Policia e Kosovës apelon te qytetarët që të tregojnë kujdes gjatë shitjes së produkteve përmes platformave online.

Kohëve të fundit janë evidentuar raste kur persona të dyshuar kontaktojnë qytetarët që kanë publikuar produkte për shitje, paraqiten si blerës të interesuar dhe u dërgojnë linqe (vegëza) mashtruese, përmes të cilave kërkojnë të dhënat e kartelave bankare, kinse për realizimin e pagesës.

EkoHigjiena

Për të mos rënë viktimë e këtyre mashtrimeve, rekomandohet:

Tregoni kujdes ndaj personave të panjohur që ju kontaktojnë dhe shprehin interesim për blerjen e produkteve tuaja; Mos hapni linqe (vegëza) të dyshimta që ju dërgohen nga blerësit e mundshëm; Mos plotësoni të dhënat e kartelës bankare në faqe apo linqe (vegëza) të dërguara nga persona të panjohur; Mos ndani numrin e kartelës bankare, datën e skadimit, kodin CVV/CVC apo kodet e konfirmimit bankar;

Verifikoni çdo kërkesë për pagesë vetëm përmes kanaleve zyrtare të bankës ose platformës përkatëse;

Nëse keni dhënë të dhënat bankare në ndonjë faqe të dyshimtë, kontaktoni menjëherë bankën për bllokimin e kartelës dhe rastin raportojeni në Policinë e Kosovës;

MBANI MEND: Për të shitur online, nuk keni nevojë të zbuloni të dhënat e kartelës suaj bankare, thuhet në apelin e Policisë.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.