Policia: Apel për kujdes të shtuar gjatë qarkullimit në trafikun rrugor

Policia: Apel për kujdes të shtuar gjatë qarkullimit në trafikun rrugor

Referuar kushteve atmosferike, të reshurave të shiut dhe numrit të aksidenteve në trafikun rrugor, Policia e Kosovës apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik e në veçanti tek drejtuesit e automjeteve që të rrisin nivelin e sigurisë, të shtojnë kujdesin dhe vigjilencën e tyre gjatë drejtimit të automjeteve e sidomos gjatë të reshurave, sepse me veprimet e tyre, jo vetëm që po rrezikojnë jetët e tyre, por po rrezikojnë edhe jetët e pjesëmarrësve të tjerë në trafikun rrugor.

Policia e Kosovës vazhdon të kërkoj nga drejtuesit e automjeteve, të respektojnë dispozitat ligjore, t’i përshtaten kushteve të rrugës dhe atyre atmosferike, të mos drejtojnë automjetet derisa janë në ndikim të lodhjes, gjumit apo nën ndikim të alkoolit, t’i shmangen përdorimit të telefonit gjatë ngasjes si dhe veprimeve tjera që mund të shkaktojnë rrezik dhe pasiguri gjatë drejtimit të automjetit.

Aksidentet në përgjithësi e sidomos humbja e jetëve njerëzore në aksidente trafiku është shqetësuese jo vetëm për policinë, por edhe për institucionet tjera dhe qytetarët në përgjithësi, prandaj kërkohet një përkushtim dhe qasje më gjithëpërfshirëse proaktive.

Policia e Kosovës me njësitet e saja policore vazhdon të ketë prezencë të shtuar policore, të monitorojnë dhe të menaxhojnë situatën në trafikun rrugor nëpër të gjitha rrugët e vendit dhe aty ku pjesëmarrësit bien ndesh me rregullat që parasheh ligji në trafik, masa ndëshkuese ligjore po aplikohen dhe do të aplikohen në vazhdimësi me qëllim të parandalimit të rasteve të aksidenteve në veçanti këtyre me pasoja fatale.

KOMENTE