DYLON

Policia: Aktivitete me rastin e 8 marsit, ditës ndërkombëtare të gruas

Policia: Aktivitete me rastin e 8 marsit, ditës ndërkombëtare të gruas
Avatar photo Redaksia

Me rastin e festës së 8 marsit, ditën ndërkombëtare të gruas, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë në Bashkësi dhe Parandalim, kanë realizuar projektin “Ju jeni zëri i frymëzimit, i shpresës dhe ndryshimit në botës”, po ashtu në kuadër të fushatave vetëdijesuese për parandalimin e dhunës në familje, dhunës ndaj gruas dhe dhunës në baza gjinore Policia e Kosovës del me motot:

  • Ju jeni zëri i frymëzimit, shpresës dhe ndryshimit në botë!
  • Një akt guximi fillon kur: raportoni dhe kërkoni ndihmë në numrin e telefonit: 192, 080019999, ose përmes aplikacionit digjital: Lajmëro Policinë

Ky veprim është një shprehje e angazhimit dhe ngjalljes së ndjenjës së fortë të vlerësimit, respektit për gratë dhe përforcimin e lidhjes midis policisë dhe komunitetit.

EkoHigjiena

Shpërndarja e dhuratave me rastin e 8 marsit synon të rrisë ndërgjegjësimin për të drejtat dhe nevojat e grave dhe për të treguar një përkujdesje të veçantë ndaj grave në shoqëri. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.