DYLON

Policia: Aktivitete javore në trafikun rrugor

Policia: Aktivitete javore në trafikun rrugor
Avatar photo Redaksia

Drejtoria Rajonale e Policisë- Gjilan, njësia rajonale e trafikut rrugor dhe stacionet policore të Drejtorisë Rajonale të Policisë Gjilan gjatë periudhës kohore 26.07.2024 – 01.08.2024 në vazhdën e implementimit të planit operativ ‘’Rrethi’’ ka shqiptuar njëmijë e shtatëqind e pesëdhjetë e nëntë (1759) gjoba për kundërvajtësit të cilët kanë rënë ndesh me ligjin për rregullat e trafikut rrugor.

Gjatë kësaj periudhe në kuadër të këtij plani janë ndërmarr aktivitete edhe në:

EkoHigjiena
  • Hetim i tridhjetë e shtatë (37) aksidenteve të trafikut me dëme materiale,
    • Hetim i njëzet e nëntë (29) aksidenteve të trafikut me të lënduar,
    • Shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve motorike për njëzetë (20) ngasës,
    • Shqiptuar njëzetë (20) gjoba ndaj drejtuesve të motoçikletave.

Me qëllim parandalimin e aksidenteve në trafikut rrugor, Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan apelon tek të gjithë ngasësit që të respektojnë dispozitat ligjore në trafik, të përshtatin ngasjen dhe shpejtësinë me kushtet e rrugës. Siguria në trafik është përgjegjësi e përbashkët dhe kërkon angazhimin e të gjithëve. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.