DYLON

Policia: Aktivitete javore në trafikun rrugor

Policia: Aktivitete javore në trafikun rrugor
Avatar photo Redaksia

Aktivitete javore në trafikun rrugor

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor dhe Stacionet Policore gjatë periudhës kohore 28.02.2025 – 06.03.2025 në vazhdën e implementimit të planeve operative kanë shqiptuar njëmijë e nëntëqind e dyzet e dy (1942) gjoba.

EkoHigjiena

Gjatë kësaj periudhe në kuadër të këtyre planeve janë ndërmarr aktivitete edhe në:

  • Hetim i shtatëmbëdhjetë (17)  aksidenteve të trafikut me dëme materiale,
    • Hetim i katërmbëdhjetë (14) aksidenteve të trafikut me të lënduar,
    • Shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve motorike për nëntëmbëdhjetë (19) ngasës.

Me qëllim parandalimin e aksidenteve në trafik, me theks të veçantë të atyre me fatalitet, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan apelon tek të gjithë ngasësit që të respektojnë dispozitat ligjore në trafik, përdorni rripin e sigurisë në automjet;

  • Në automjetin për udhëtarë/veturë dhe në mjetin transportues shoferi dhe të gjithë personat të cilët gjenden në mjet duhet t’i përdorin rripat e sigurisë!
  • Në rast përplasje, rripi i sigurisë ju pengon të hidheni nga automjeti!
  • Vendosja e rripit të sigurisë zvogëlon rrezikun e lëndimit apo vdekjes në rast aksidenti!
  • Nëse personi i mitur i cili transportohet në mjet nuk e përdor rripin e sigurisë, përgjegjësia bie mbi shoferin e mjetit i cili dënohet me gjobë prej dyqind (200) euro, masa mbrojtëse ndalim i të drejtuarit të mjetit me veprim motorik në kohëzgjatje prej tre (3) muaj, si dhe dy (2) pike negative!
  • Dënohet me gjobë prej njëqind e pesëdhjetë (150) euro, mos vendosje e rripit të sigurisë për të gjithë personat të cilët gjenden në mjetin i cili është në lëvizje! /2LONLINE/
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.