DYLON

Policia: 64 aksidente brenda ditës, njëri me fatalitet

Policia: 64 aksidente brenda ditës, njëri me fatalitet
Avatar photo Redaksia

Policia e Kosovës në raportin e saj të 24 orëve të fundit, ka bërë me dije për 64 aksidente trafiku, 1 me fatalitet, 19 me lëndime dhe 44 me dëme materiale, por pa të lënduar, transmeton Portali 2LONLINE.

Duke iu referuar statistikave policore brenda 24 orëve, në tërë territorin e vendit janë shqiptuar 1 mijë e 955 tiketa gjobitëse për drejtuesit e automjeteve që nuk kanë respektuar ligjin.

EkoHigjiena

Përndryshe, brenda kësaj periudhe kohore janë arrestuar 16 persona, 14 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe1 në vuajtje të dënimit. /2LONLINE/

AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET

Fsh, Joviq-Malishevë 09.11.2023-14:10. Raportohet për një aksident trafiku në mes një veture dhe motoçiklete me ngasës një mashkull dhe një femër kosovare. Përveç dëmeve materiale lëndime vdekjeprurëse ka pësuar drejtuesi i motoçikletës viktima mashkull kosovar, trupi i të cilit me vendim të prokurorit është dërguar në IML për Obduksion. Rasti nën hetime.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.