Policia e Kosovës në raportin e saj të 24 orëve të fundit, ka bërë me dije për 64 aksidente trafiku, 1 me fatalitet, 19 me lëndime dhe 44 me dëme materiale, por pa të lënduar, transmeton Portali 2LONLINE.
Duke iu referuar statistikave policore brenda 24 orëve, në tërë territorin e vendit janë shqiptuar 1 mijë e 955 tiketa gjobitëse për drejtuesit e automjeteve që nuk kanë respektuar ligjin.
Përndryshe, brenda kësaj periudhe kohore janë arrestuar 16 persona, 14 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe1 në vuajtje të dënimit. /2LONLINE/
AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET
Fsh, Joviq-Malishevë 09.11.2023-14:10. Raportohet për një aksident trafiku në mes një veture dhe motoçiklete me ngasës një mashkull dhe një femër kosovare. Përveç dëmeve materiale lëndime vdekjeprurëse ka pësuar drejtuesi i motoçikletës viktima mashkull kosovar, trupi i të cilit me vendim të prokurorit është dërguar në IML për Obduksion. Rasti nën hetime.