Ministri i Punëve të Brendshme Nebojsha Stefanoviq ka biseduar sot me policin shqiptar nga Presheva, Rexhep Arifin, fotografia e të cilit me fëmijë sirian në krahë ka përshkuar tërë globin.
Ministri Stefanoviq ka paralajmëruar se për veprën humane, policin preshevar do ta shpërblejë.
Në konferencën për shtyp të mbajtur në Beograd, ministri serb ka thënë se “në momentin kur në rrethinë po humbet kujdesi dhe humanizmi njerëzor, Arifi ka treguar kujdesin dhe njerëzinë si dhe një pasqyrë të mirë të sjelljes së policisë serbe”.
Kujtojmë se polici preshevar u bë temë e mediave të vendit dhe rajonit pasi ishte fotografuar nga gazetarja e BBC Manveen Rana duke përqafuar një fëmijë sirian në Miratoc, afër Preshevës.
Titulli.com e kishte identifikuar policin 34 vjeçar, Rexhep Arifin, i angazhuar në polici pas trajnimit në vitin 2002 dhe formimit të policisë multietnike në Luginë të Preshevës.
për foto & Video në
http://titulli.com/index.php?m=post&s=17366