/2L ONLINE/ – Oficerët Patrullues të Policisë së Kosovës nga stacioni Policor i Vitisë derisa ishin në patrullim rutinë në rrugën “28 Nëntori”, në Viti, gjetën një portofol në të cilin kishte një shumë të konsideruar të hollash dhe dokumentet personale të një qytetari të Komunës së Vitisë.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka.bërë të ditur se në portofol kishte dokumente, duke përfshirë letërnjoftimin (RKS), letërnjoftim të leshuar nga Gjermania, kartë banke (D) si dhe të holla në vlerë prej 1150 eurove. Dokumentacioni ka qenë në emrin e një qytetarit Shqiptar Shtetas i Kosovës (1964) me vendbanim në fshatin Smirë, Komuna Viti, me qendrim të perkoheshem në Shtetin e Gjermanisë.
“Është gjet një numër kontaktues i këtij personi i njëjti është ftuar ne Stacionin policor të Vitisë ku pasi ka identifikuar se portofoli i takon atij, të njëjtit iu është kthyer portofoli ashtu siq është gjetur. Pronari i portofolit shpreh falenderimin dhe ndjehet krenar me Policinë e Kosovës”, ka theksuar zëdhënësi Hashani. /2L ONLINE/
fotoilustruese