Policët e lagjeve bëhen me vetura të reja
“Menaxhmenti i Policisë së Kosovës në vazhdimësi ka synuar rritjen e efikasitetit në punën e policëve të lagjes, me qëllim që ata të jenë sa më afër komunitetit dhe nevojave të qytetarëve”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Sipas Policisë, përmbushja e objektivave të Strategjisë së Policimit të drejtuar nga Inteligjenca dhe Policimit në Bashkësi, si dhe forcimi i qasjes proaktive ndaj kërkesave të qytetarëve tashmë mundësohet më lehtë dhe më shpejt, falë pajisjes me automjete zyrtare.
Policia e Kosovës ka vazhduar me mbështetjen ndaj Divizionit së Policisë në Bashkësi dhe Parandalim, konkretisht sektorët ku shërbejnë policët e lagjes, ku sot janë ndarë katërmbëdhjetë (14) vetura të reja hybride për mbulimin e zonave sektoriale, në të gjitha drejtoritë rajonale si dhe një veturë për Drejtorinë e Trashëgimisë Kulturore.
“Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar për forcimin e bashkëpunimit dhe komunikimit me qytetarët, si dhe rritjen e mëtejme të besueshmërisë dhe transparencës institucionale”, thuhet në fund të njoftimit. /2LONLINE/
