DYLON

Policët e lagjes bëhen me vetura

Policët e lagjes bëhen me vetura
Avatar photo Redaksia

“Menaxhmenti i Policisë së Kosovës në vazhdimësi ka synuar rritjen e efikasitetit në punën e policëve të lagjes, me qëllim që ata të jenë sa më afër komunitetit dhe nevojave të qytetarëve.

Përmbushja e objektivave të Strategjisë së Policimit të drejtuar nga Inteligjenca dhe Policimit në Bashkësi, si dhe forcimi i qasjes proaktive ndaj kërkesave të qytetarëve tashmë mundësohet më lehtë dhe më shpejt, falë pajisjes me automjete zyrtare”, thuhet në njofitimin e policisë.

EkoHigjiena

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, kolonel Gazmend Hoxha, ka vazhduar me mbështetjen ndaj Drejtorisë së Policisë në Bashkësi dhe Parandalim, konkretisht për sektorët ku shërbejnë policët e lagjes, duke ndarë nëntëmbëdhjetë (19) vetura të reja Hybride për mbulimin e zonave sektoriale, në të gjitha drejtoritë rajonale.

Kjo edhe një herë dëshmon përkushtimin e menaxhmentit të Policisë për një qasje gjithnjë e më proaktive ndaj komunitetit, për forcimin e bashkëpunimit dhe komunikimit me qytetarët, si dhe për rritjen e mëtejme të besueshmërisë dhe transparencës institucionale, thuhet në fund të njofitmit të Policisë së Kosovës.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.