Polcia fton vozitësit për kujdes
Zëdhënësja në Policinë e Kosovës, Sabrie Kamberi tha se gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar një aksident me fatalitet dhe 16 të tjera me lëndime trupore.
“Gjatë këtij 24 orëshi shifrat qëndrojnë kështu :janë shënuar 16 aksidente me lëndime,41 aksidente me dëme materiale ,janë shqiptuar 559 tiketa të kundërvajtjeve të ndryshme në trafik. Ndërsa ajo që vlen të theksohet është se në raportin 24 orësh raportohet edhe për një aksident me fatalitet”, theksoi ajo.
Policia e Kosovës fton të gjithë ngasësit e automjeteve që të përdorin dritat e mjegullës dhe pajisjet dimërore dhe të kenë kujdes të shtuar gjatë pjesëmarrjes në komunikacion.
