Pokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur pesë aktakuz kundër shtatë personave
Pokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit , me urdhër të prokurorit të shtetit, ka ndaluar dy (2) persona në kohëzgjatje prej 48 orëve, si dhe ka ngritur pesë (5) aktakuza, kundër shtatë (7) personave për vepra të ndryshme penale.
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit: Prokuroria Themelore në Gjilan, në dy raste, me urdhër të prokurorit kujdestar, të enjten me datë 14 maj 2026 ka ndaluar dy (2) persona, njëri si i dyshuar për veprën penale Keqperdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar nga neni 414 dhe tjetri për veprën penale Tregtia e ndaluar nga neni 299, i Kodit Penal të Kosovës.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, me datë 14 maj 2026 ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për veprën penale, si në vijem:
– Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”
– Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Dhuna në familje”
– Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Keqpërdorimi i besimit”. /2LONLINE/
