/2L ONLINE/ – Është paradoks i llojit të vet, të notosh mbi ujë dhe të mos kesh ujë të pijshëm, ky fakt ndodhë në fshatin Pogragjë të Gjilanit. Edhe pse pozita gjeografike e fshatit Pogragjë është e pasur me shumë burime të ujit, si ato nën tokësore ashtu edhe burime të rrjedhshme, prapë se prapë nuk ka ujë të pijshëm nëpër rubinetet e qytetarëve të Pogragjës.
E vërteta është se, në mandatin e pushtetit të kaluar është arrit të ndërtohet ujësjellësi me bashkë investim të komunës dhe participim të qytetarëve të Pogragjës, mirëpo projekti i ujësjellësit nuk ka arrit të përfundohet në tërësi , pasi që nuk janë përfunduar punët finale (pastrimi dhe filtrimi ujit). Sipas ekspertëve të fushës, punët finale nuk do të kushtonin shumë dhe se gjithë ai investim që është bërë, është shkuar dëm pasi që uji nuk mundë të përdoret për pije.
Pasi që uji nuk është i pijshëm ai mundë të përdoret vetëm për pastrim, por edhe për pastrim Pogragjasit e kanë të vështirë ta përdorin,sepse ujësjellësi nuk po menaxhohet nga Komuna ,atë po e keqpërdorin qytetaret e pa ndërgjegjshëm, për ujitjen e arave të tyre ,pasi që edhe janë kyçur ilegalisht pa participuar me pagesë, kështu që qytetarët po ngelin edhe pa ujë fare.
Me qëllim që Komuna të informohet për problemet dhe nevojat e qytetarëve nëpër fshatra ,ka themeluar këshillat lokale me qëllim që këto këshilla të përfaqësojnë dhe të kërkojnë nga Komuna projekte dhe zgjidhje të problemeve të tyre,por si duket këshilli i përfaqësuesve të fshatit nuk e ka pa të rëndësishëm që këtë problem të bashkëfshatarëve, me ja paraqit organeve Komunale.
Pushteti i ri duhet ti pranojë dhe ti mirëmbajë projektet e mira të pushtetit të kaluar,sepse ato janë në të mirë të qytetarëve ,dhe nuk duhet të mohojnë gjithçka që është bërë. Pushteti ekziston për qytetarin dhe duhet të punojë për të mirën e përgjithshme. Është fakt se vëmendja e pushteteve për fshatin, është shumë e vogël dhe shumica e projekteve orientohen në qytete, kurse nëpër fshatra shpesh mungojnë edhe kushtet më elementare për jetë. Kjo praktikë duhet të ndryshojë dhe politika duhet ta kuptojë se zhvillimi fillon nga fshati. /2L ONLINE/