DYLON

Poezia që e fitoi çmimin e parë në konkursin anonim letrar “Flaka e Janarit”, 2022

Poezia që e fitoi çmimin e parë në konkursin anonim letrar “Flaka e Janarit”, 2022
Avatar photo Redaksia

Ana KOVE
LEGJENDË TINGUJSH

E bukur si legjendë dashuria juaj, Galatea,
gjersa Ciklopi ua rrufiti krejt lëngjet e trupave
tek shijoheshit me afsh mbi valë
e ty robinjë të la në terr,fundosur nën gurët e kripur.
Pastaj shkëmbi ndërroi ngjyrë,
kur Zot’ i detit ta hodhi shpinës si ndëshkim
që ta mbartje tok me dhimbjen e ndarjes.
A të kujtohet betimi i valës, Galatea?
Për ty do ta gërryej shkëmbin me buzë,
mos u nguros,
vidhja shpellës një rreze e bëje rrugëz drejt diellit,
duro me forcën e gurit.
Pa këngën tënde prej sirene, s’do jetë i kaltër ky ujë…”
Ciklopi vdiq,e vrau Odiseu me fuqinë e mallit për Itakën,
siç vret dashuria për atdheun çdo mizori;
shpatën nxehu në prush e synë ia plasi,
blu i rrodhi prej retinës lëngu i trupave tuaj
e bota u mbështoll me cipën e legjendës.
Nën ç’dete je fshehur vallë, Galatea?
Dil, jepu diellit,
kapërthehu me valën
që të pret shtrirë shkumës së bardhë,
mbarsu me tingujt e zhaurimës së mallit,
këndoje në liri këngën prej sirene
për magjinë e joshjes së parë;
këndoje një baladë edhe për mua,
që askush s’ma rilind dashurinë, e as atdheun…

EkoHigjiena

( Shifra: ITAKA )

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.