DYLON

Poezia “Një portret fanar mbi det” e Mehmeteli Rexhepit merr çmimin e parë në takimin letrar “Metamorfozat e vjeshtës”

Poezia “Një portret fanar mbi det” e Mehmeteli Rexhepit merr çmimin e parë në takimin letrar “Metamorfozat e vjeshtës”
Avatar photo Redaksia

Poezia e Mehmeteli Rexhepit, “Një portret fanar mbi det”,  merr çmimin e parë në takimin letrar “Metamorfozat e vjeshtës”, organizuar nga Shoqata e Shkrimtarëve dhe Krijuesve “Ramadan Musliu” në Viti,

“Më 22 tetor 2025 në takimin letrar, tashmë tradicional, “Metamorfozat e vjeshtës”, nga Shoqata e Shkrimtarëve dhe Krijuesve “Ramadan Musliu” në Viti, pata nderin që juria e kësaj veprimtarie poetike, poezisë sime “Një portret fanar mbi det”,  t`i jep çmimin e parë. Respekte të ndërsjellta për artin e shkruar”, ka thënë autori i poezisë fituese, Mehmetali Rexhepi.

EkoHigjiena

Ja poezia fituese:

Një portret fanar mbi det

Faqet
verdhë skuqjet e pjeshkës
Sytë
llambadarë të drithëruar rrëshqasin
hapur e fshehur relieveve të butë të vashës
Buzët
në buzë gacat e qershisë
Mendja
një fanar universi që fluturon e nuk fiket
Flokët
një pyll i paprerë dhe strofka që i lëpin era
Veshët
krisma kakofonish dhe mjaltë melodish
Balli
digë e shkrirjes së sumbullave prej kripës
Rrudhat
të vjelat e të mbjellave përgjatë hullive hamulloresh
Vetullat
lojëra me vija harqesh e ngjyra ylberesh të piktorëve
Hunda
mes faqesh një hinkë e kullimit të erërave
Lotët
vrushkuj reshjesh vranësirash vajesh të shfryera
Mjekra
rrëza e kafkës gufuese vegjetimesh të dendura
të thinjura apo të zeza
Buzëqeshja
shkëlqim drite me ar çastesh thurje e praruar
ujëvarë e fllad shpirti
akull-shkrirësja e një dëshpërimi
engjëllushë që mbi qepalla zbriti
dhe pas një vranësire
e trazuar lypi
degë hareje
fluturoi dhe iku

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.