DYLON

Poezia fituese e Çmimit “Pena e Flakës” 2019

Poezia fituese e Çmimit “Pena e Flakës” 2019
Avatar photo Redaksia

Poezia fituese e Çmimit PENA E FLAKËS 2019
( e zgjedhur me votat e poetëve konkurues )

Rozafa SHPUZA

VALIXHJA E ANDRRAVE

EkoHigjiena

Ditën kur kuptova se dashnitë virtuale
janë të virgjëna,
u nguta me i palue në valixhen mbi raftin me dru arret
që erdh n’pajë ndër shpatlla hamejsh.
– Merre karrigen me mbërritë,
m’porosit’ kujtesa e cfilitun, teksa nën karrige
zbardhin datat e nji dasme
ku nusërova mes turmës së dashnive të pamujtuna.
Druej mos hepohem
anipse ritmi i valles më ngujon si sinor legjendash.
Bam – bum… bam – bum…
hedhin valle andrrat që më përcollen
në altarin e agsholeve të përgjumuna.
– Ma parë ban palë krahët,
s’pranë tue m’porositë kujtesa
që saora merr trajtën e mëkateve t’shkrrame
diku te shtroja e kambëve në pragderë.
Dashnitë krahthyeme stivohen shkujdesun
e naftalina i përshkon përdhuni si vargje duhanit.

Nuk di sa zgjati ky ritual
veçse tash jam ulë mbi valixhe
e pres sirenën e nisjes
atje në stacionin ma skajnor.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.