DYLON

Poetja Zanë Mali vjen me librin e saj të parë, “Kur dielli lind në bebëza”

Poetja Zanë Mali vjen me librin e saj të parë, “Kur dielli lind në bebëza”
Avatar photo Redaksia

Botime të reja

Poetja Zanë Mali vjen me librin e saj të parë, “Kur dielli lind në bebëza”

EkoHigjiena

Pikërisht në Ditën e lirisë së shtypit, e cila koincidon dhe me ditëlindjen e heroit të kombit, Agim Ramadanit, 3 Majin, poetja e re Zanë Mali, sjell për lexuesit dhe bibliotekat tona, librin e saj të parë poetik, Poetja Zanë Mali vjen me librin e saj të parë, “Kur dielli lind në bebëza”, , të cilin e botoi përmes Shtëpisë botuese “Beqir Musliu”, nën përkujdesjen redaktoriale të prof dr. Anton Nikë Berisha.

Libri i parë poetik i kësaj juristeje të re të Kosovës, ndërtohet përmes dy cikleve , të cilat i lidhë nga fillimi e deri në fund ndjenja më sublime e njeriut, dashuria.

Në ciklin e parë, “Stina që më mori në prehër”, gjejnë vend 36 poezi, ndërsa në ciklin e dytë, “Shtegëtime nëpër rreze drite”, 30 të tjera, të cilat bashkërisht shpalosin përmes artit të fjalës një botë tejet të pasur poetike e dashurore, të cilën autorja e re, e paraqet ndjeshëm dhe me figuracion të pasur, pa farë ngurrimi, po me një çiltërsi të pashoqe.

Përndryshe, Zanë Mali, nga viti 2016 e këndej është anëtare e asociacionit alternativ të shkrimtarëve të Kosovës, me seli në Gjilan, Ars Clubi “Beqir Musliu” .  /2LONLINE/

/Ars Clubi “Beqir Musliu” Gjilan /

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.