Po zhvilloj takime njëri pas tjetrit, secili më mbresëlënës se tjetri
Po zhvilloj takime njëri pas tjetrit, secili më mbresëlënës se tjetri
/Arbër Ismajli, kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Gjilanit/
Në kuadër të vizitave të njëpasnjëshme në bizneset tona, bashkë me kandidatin tonë për Asamble Komunale, Bejtullah Kqiku, vizituam “Toska Electronics”, një biznes që tash e shumë vite i ka shërbyer qytetarëve tanë me profesionalizëm e korrektësi.
Biznese si Toska janë pjesë e pandashme e zhvillimit të qytetit tonë, duke ofruar shërbime moderne, duke krijuar vende pune dhe duke i dhënë përplot gjallëri ekonomisë tonë.
Në qeverisjen tonë të ardhshme, do të jemi krah i çdo biznesi që punon ndershëm dhe kontribuon për qytetin tonë.
Mbështetja për sektorin privat është kusht që projekti për Gjilanin e ri të ecë përpara, dhe këtë angazhim e kemi të palëkundur.
Mirënjohje e veçantë për ekipin e “Toska Electronics”, për punën e madhe që po bëjnë çdo ditë.
Kjo është rruga jonë për përkrahje për bizneset vendore, punësim, për rininë dhe zhvillim për qytetin e Gjilanit.
Faleminderit për mikpritjen “Toska Electronics”, e shihemi në ditë të bardha për demokracinë e qytetit tonë pas 12 tetorit!