DYLON

Po zhvillohen punimet për ndërtimin e trotuarit në lagjen Zuka në Pozharan

Po zhvillohen punimet për ndërtimin e trotuarit në lagjen Zuka në Pozharan
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka vizituar sot Pozharanin për të parë nga afër punimet që po zhvillohen në ndërtimin e trotuarit në lagjen Zuka.

Drejtuesit e komunës thanë se punimet në këtë projekt infrastrukturor u mirëpritën nga banorët e këtij lokaliteti pasi që theksuan se ajo do të mundësojë qarkullimin më të lirë dhe të sigurt të banorëve.

EkoHigjiena

I pranishëm ishte edhe koordinator i lokalitetit, Ilir Zuka, i cili theksoi bashkëpunimin e mirë midis komunës dhe komunitetit lokal.

Përndryshe, kryetari Haliti tha se komuna e Vitisë vazhdon të punojë me përkushtim për zhvillimin e qëndrueshëm dhe përmirësimin e infrastrukturës në të gjitha lokalitetet e kësaj komune. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.