DYLON

Po vijmë t’i shërbejmë popullit dhe jo ta sundojmë atë!

Avatar photo Redaksia

Skenës politike të Luginës së Preshevës do t’i shtohet edhe një subjekt i ri politik, i cili tashmë është në fazën e përpilimi të Statutit dhe programit të kësaj Lëvizje.

Njëri nga iniciatorët kryesor për themelimin e kësaj partie të re me seli në Preshevë, Shqiprim Arifi, ekskluzivisht për portalin informativ Titulli.com deklaroi se deri te nisja për themelimin e subjektit të ri ka ndikuar situata e rëndë në vend.

EkoHigjiena

“Politika aktuale e cila udhëhiqet për momentin nga qeverisja lokale nuk jep fare mundësi që qytetarët të mbajnë edhe një fije shprese për përmirësimin e situatës. Iniciativa për themelimin e një lëvizjeje të re politike vjen nga pakënaqësia e cila shprehet nga të gjithë, si dhe nga nevoja për reformim politik dhe për ndryshime aktuale në të gjitha fushat e politikëberjes”, shprehet Shqiprim Arifi, me profesion ekonomistë dhe biznesmen i suksesshëm në Gjermani.

Grupin nismëtar të kësaj Lëvizje politike sipas Arifit e përbëjnë individë profesionist, intelektual, te rinj entuziast, etj., të pakënaqur me keqqeverisjen lokale të pushtetit aktual dhe atyre të mëparshëm, të cilët kanë marrë përsiper barrën për ndryshime pozitive në qeverisjen lokale dhe me betimin që mos të përsëriten të njëjtat gabime në të ardhmen.

“Nga Qyteti i Preshevës por edhe i Bujanocit si dhe nga shumica e vendbanimeve, qytetarët po i lajmërohen anëtarëve tanë të Këshillit nismëtar, për t’iu bashkangjitur një alternative të re me një qëllim të vetëm: Ti shërbejmë popullit dhe jo ta sundojmë atë!”, shprehet Shqiprim Arifi.

Lexo të plotë intervistën në: http://titulli.com/index.php?m=post&s=9584

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.