DYLON

Po vazhdon kontributi i qytetarëve në Fondin humanitar të Komunës

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – Qytetarët e vullnetit të mirë po vazhdojnë t’i realizojnë premtimet e tyre të bëra në mbrëmjen humanitare të organizuar nga Komuna e Gjilanit me moton “Pak nga ne, shumë për ata”.

Në xhirollogaritë zyrtare të Komunës së Gjilanit deri sot janë deponuar njerëzit e vullnetit të mirë 65,872.14 euro dhe 14,409.09 franga zvicerane.

EkoHigjiena

Kryetari Lutfi Haziri shpreh falënderim për të gjithë ata që po kontribuojnë për t’u dalë në ndihmë familjeve në nevojë, derisa u bënë thirrje të gjithë njerëzve që kanë premtuar në mbrëmjen humanitare që t’i bëjnë ato realitet përmes xhirollogarive zyrtare.

Për hirë të transparencës, Komuna e Gjilanit do të vazhdoj t’i bëjë publike shumat e deponuara të secilit kontributdhënës.

Mënyra e kontribuimit nga Kosova dhe diaspora është si më poshtë: