DYLON

Po vazhdon hapja e lumit Morava dhe përroskave të tjera

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Është duke u realizuar projekti për pastrimin e Lumit Morava dhe përroskave të tjera në komunën e Vitisë. Ky projekt po implementohet bashkërisht nga komuna e Vitisë dhe Ministria e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor.

Punimet që po bëhen në pastrimin dhe hapjen e këtyre përroskave, i ka inspektuar sot edhe kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, i cili ka theksuar se ky projekt është i rëndësisë së veçantë pasi që ka ndikuar pozitivisht në eliminimin e vërshimeve që shpesh e kanë përfshirë komunën e Vitisë vite më parë.

EkoHigjiena

Në kuadër të këtyre punimeve është bërë rregullimi i shtratit të lumit Morava nga fshati Binqë deri në afërsi të fshatit Nasalë të komunës së Gjilanit, që do të thotë se është bërë hapja në tërësi e lumit që përshkon komunën e Vitisë. /2L ONLINE/



Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.