DYLON

Po vazhdon festa e “Fshirjes së Lamve” në Gjilan

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Ka vazhduar edhe sot festa e grumbullimit të të mirave që bujqit i kanë përfituar brenda vitit, e që në Gjilan njihet si “Fshirja e Lamve”, aktivitet ky i nisur dje me grumbullimin e të gjitha prodhimeve në sofrën e madhe në qendër të qytetit.

Gjatë ditës së sotme, bujqit e Gjilanit kanë grumbulluar në qytet kunguj, hotina e shumëprodhime të tjera në shenjë kremtimi për suksesin e arritur në veprimtaritë e tyre.

EkoHigjiena

Kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri,ka vlerësuar se festa e “Fshirjes së Lamve” është falënderim ndaj Zotit për begatinë që na e ka dhënë, për bujqit, familjet dhe kompanitë, duke shtuar se produktet tyre janë krenaria dhe brendi i Gjilanit.

Vlen të përmendet se Komuna e Gjilanit, përkatësisht Drejtoria e Bujqësisë në Gjilan, së bashku me partnerët dhe bashkëpunëtorët e saj, ka mbështetur bujqit gjilanas dhe kompanitë me shumën prej 2.5 milionë euro, investime këto, qësipas kryetarit Haziri, kanë ndikuar nësuksesin e madh të familjeve farmere dhe kompanive gjilanase të lëmisë përkatëse. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.