DYLON

Po vazhdon dezinsektimi hapësinor i Gjilanit

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Në Gjilan është duke u bërë dezinsektimi i hapësirave publike, faza e parë, në mënyrë që të bëhet eliminimi i mushkonjave dhe insekteve tjera të cilat janë pengesë për qytetarët, veçanërisht gjatë kohës së verës, kur edhe lajmërohen në hapësirë gjithandej.

Drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Nexhat Hajrullahu, kishte dalë mbrëmë për të parë nga afër ekipet e Agro Group “Fauna”, por edhe të përgjegjësve të komunës, që bëheshin gati për të vazhduar me dezinsektim të pjesëve të caktuara të qytetit. Ai ka thënë se në këtë fazë po bëhet dezinsektimi hapësinor, si masë mbrojtëse nga insektet, për të vazhduar më vonë edhe me dezinfektim dhe deratizim.

EkoHigjiena

“Intervenimi për t’u bërë dezinsektimi do të përfshijë gjithë qytetin në mënyrë që qytetarët të mos kenë këtë problem nga mushkonjat dhe insektet tjera. Ndërsa, në fazat tjera do të bëhet edhe dezinfektimi i objekteve publike dhe deratizimi”, ka thënë drejtori Hajrullahu.

Përndryshe, dezinsektimi po bëhet nga operatori ekonomik Agro Group ’Fauna”, në bazë të kontratës që ka me komunën e Gjilanit. Lirim Hyseni, veterinar, përfaqësues nga “Fauna”, tha se punët po kryhen në bazë të obligimeve që i kanë si të kontraktuar nga Komuna dhe se ecuria e kësaj faze është e mbarë. Ai shtoi se preparatet që po përdorën për këtë dezinsektim janë preparate më të mira të kohës që kanë efektshmëri të lartë dhe kanë mbetje të ultë.

Ai foli edhe për rëndësinë e madhe që ka ky proces, kryerja e dezinsektimit hapësinor, sepse largon ngacmimet e mushkonjave dhe insekteve tjera si dhe eviton mundësinë e infektimeve të qytetarëve nga sëmundjet e ndryshme që barten përmes insekteve.

Hyseni ka thënë se këto preparate nuk janë të rrezikshme për njerëz dhe nuk kanë nevojë ata të shqetësohet, por se do të ishte mirë që gjatë këtij procesi t’i mbajnë dritaret mbyllur, sepse mushkonjat dhe insektet e ndryshme mund t’u futen brenda. Përndryshe, ai ka apeluar tek të gjithë bletarët, që gjatë këtij procesi t’i mbajnë të mbyllura bletët, ngase preparatet me të cilën bëhet dezinsektimi, mund të jenë të dëmshme për bletët, andaj duhet pas kujdes. Përndryshe mbrëmë ishte nata e dytë, ndërsa faza e parë parasheh punën në terren për tri net.

Të pranishëm gjatë këtij procesi, bashkë me stafin e Agro Group “Fauna”, ishin edhe përfaqësuesit e Komunës së Gjilanit nga Komisioni mbikëqyrës. Blerim Syla, kryetar i Komisionit komunal për DDD (Dezinfektim Dezinsketim, Deratizim), tha se si komision komunal janë duke e përcjellë këtë proces të dezinsketimit hapësinor të qytetit të Gjilanit, proces që kryhet në tri faza.

“Kemi filluar të shtunën, por për shkak të motit me shi, kemi pauzuar pak dhe ja tani në këtë mbrëmje të së enjtes, është nata e dytë, do të jetë edhe një natë tjetër punë në terren për të përfunduar kjo fazë. Pastaj pas 21 dite startojmë edhe me fazën e dytë, dhe po ashtu pas 21 ditë të tjera, do të vazhdojmë edhe me fazën e tretë të dezinsektimit”, ka thënë Syla.

Ai ka vlerësua punën që po bënë Kompania ‘Fauna” duke thënë se janë shumë të përgjegjshëm në punën e tyre dhe se vlerëson se kjo fazë e dezinsektimit po kryhet me sukses nga ana e tyre. Përndryshe, qytetarët duke parë bezdinë që ua bëjnë atyre mushkonjat e insektet tjera në këtë kohë, përherë e mirëpresin një dezinsektim të tillë hapësinor. /2L ONLINE/