DYLON

Po vazhdon aksioni “Për një Kamenicë të Pastër”, në tërë territorin e kësaj komune

Po vazhdon aksioni “Për një Kamenicë të Pastër”, në tërë territorin e kësaj komune
Avatar photo Redaksia

Po vazhdon aksioni i pastrimit, “Për një Kamenicë të Pastër”, në tërë territorin e kësaj komune.

Këtij aksioni i janë bashkuar Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, Nënkryetari Faton Jakupi, Drejtorët e Drejtorive Komunale, zyrtarë komunalë, Policia e Kosovës, pjesëtarë të KFOR-it, nxënës dhe mësimdhënës të shkollave, mjekë e infermierë, si dhe qytetarët.

EkoHigjiena

Aksioni që ka filluar në orën 10:00 dhe do të vazhdojë deri në orën 12:00.

Sipas planit operativ përveç pastrimit të hapësirave të ndryshme, pastrimit të deponive ilegale me materiale të ngurta do të bëhet edhe mbjellja e drunjve dekorativ te Parku i Qytetit dhe në hapësirat nga Berivojca në qytet. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.