DYLON
Shoqata e Matematikanëve të Gjilanit

Po vazhdojnë trajnimet e maturantëve për Testin e Maturës

Po vazhdojnë trajnimet e maturantëve për Testin e Maturës
Avatar photo Redaksia

Në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet Drejtoria Komunale e Arsimit  DKA – Gjilan dhe Shoqatës së Matematikanëve të Gjilanit, po vazhdojnë të mbahen trajnimet përgatitore pa pagesë për Testin e Maturës Shtetërore 2026.

“Ky program, i cili po realizohet në ambientet e Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti”, ka zgjuar interesim të madh te maturantët gjilanas, të cilët çdo ditë po ndjekin ligjërata nga lëndët e Matematikës dhe Gjuhës shqipe”, thuhet ë njoftimin e Shoqatës së Matematikanëve të Gjilanit .

EkoHigjiena

Përmes këtij projekti, maturantëve po u ofrohet mbështetje shtesë akademike dhe mundësi për përgatitje sa më cilësore për Testin e Maturës Shtetërore 2026.

“Falënderojmë mësimdhënësit e angazhuar për përkushtimin e tyre, si dhe të gjithë maturantët për seriozitetin dhe angazhimin e treguar gjatë zhvillimit të trajnimeve. Maturantëve tanë u dëshirojmë suksese në vazhdim të trajnimeve dhe rezultate sa më të mira në Testin e Maturës Shtetërore 2026”, thuhetn ë njofitm.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.