Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtorë ka vizituar sot vendpunimet në ndërtimin e rrugës Viti-Sllatinë e Ulët ku po zhvillohen punimet e fazës së parë.
Sipas projektit të paraparë kjo rrugë ka një gjatësi prej 6.400 metrash dhe pritet të asfaltohet dhe do të finalizohet në një periudhë dyvjeçare.
Përndryshe rregullimi i kësaj rruge po cilësohet se shumë e rëndësishme pasi ajo qenë e mbyllur për dekada të tëra dhe veçanërisht po vlerësohet si shumë e nevojshme për qarkullimin e qytetarëve të fshatrave : Sllatinë e Ulët, Sllatinë e Epërme, Tërstenik e Sadovinë e Çerkezëve por edhe për lehtësimin e qasjes së fermerëve në tokat bujqësore. /2LONLINE.com/