/2L ONLINE/ – Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti ka inspektuar sot punimet në rregullimin e trotuarit tek varrezat ortodokse në Viti, përgjatë rrugës për në Binqë, projekt ky i cili ende është në realizim e sipër.
Lidhur me këtë projekt, kryetari i Komunës Sokol Haliti ka theksuar se ky është edhe një përkushtim ndaj premtimeve të dhëna në rregullimin infrastrukturor, pasi që kjo pjesë e qytetit ka pas nevojë për të investuar në përmirësimin e kushteve për qarkullim të qytetarëve në atë pjesë.
Trotuari kapë një gjatësi prej 760 metrash, ndërkohë që do të fillojë së shpejti ndërtimi I urës që lidh të dy pjesët matanë lumit, si dhe ndriçimi për gjatë trotuarit. Projekti i tërësishëm kap shumën 43.000 mijë euro./2L ONLINE/