DYLON

Po vaksinohen punëtorët shëndetësorë

Po vaksinohen punëtorët shëndetësorë
Avatar photo Redaksia

Në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, ka filluar vaksinimi i punëtorëve shëndetësorë.

Duke folur për rolin dhe rëndësinë e vaksinimit, Valbon Krasniqi, drejtor i përgjithshëm i ShSKUK-së, theksoi se sot është një ditë e mbarë për Kosovën, e cila po i bashkëngjitet vendeve të tjera në luftën kundër COVID.

EkoHigjiena

“Së pari, do të vaksinohen punëtorët shëndetësorë, të cilët janë në vijën e parë të frontit. Sot edhe nesër do të ketë vaksinim të punëtorëve në Klinikën Infektive, pastaj, sipas planit të IKSHPK-së, vaksinimi do të vazhdojë me klinikat tjera COVID, si në në Pulmologji, COVID2, COVID 3, si dhe Klinika e Anesteziologjisë”, theksoi ai.

Dr. Krasniqi u bëri thirrje qytetarëve që të respektojnë masat anti-COVID, sepse virusi është ende prezent.

Sipas tij, ShSKUK vazhdon të mbetet e mbingarkuar me mbi 900 pacientë që po kërkojnë ndihmë në klinikat COVID dhe spitalet e përgjithshme, ku 37 prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore dhe mbi 700 me oksigjen-terapi.

Edita Haxhiu, shefe e imunizimit në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, tha se, bazuar në planin shtetëror të imunizimit, po vazhdohet me vaksinim të stafit në Klinikën Infektive.

“Sipas planit, janë 3 faza të vaksinimit, ku parashihet që deri në fund të vitit të vaksinohen 70% e popullatës, varësisht nga vaksinat që sigurojmë”, u shpreh ajo.

Për rëndësinë e vaksinimit të stafit të Klinikës Infektive, foli edhe Izet Sadiku, u.d. drejtor i Klinikës Infektive, i cili ditën e sotme e quajti ditë historike. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.