DYLON

Po realizohet projekti i ndërrimit dhe rehabilitimin të rrjetit të ujësjellësit në lagjen “Iliria” dhe në Berivojcë

Po realizohet projekti i ndërrimit dhe rehabilitimin të rrjetit të ujësjellësit në lagjen “Iliria” dhe në Berivojcë
Avatar photo Redaksia

I pari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka njoftuar se është duke u realizuar një projekt i rëndësishëm për ndërrimin dhe rehabilitimin e rrjetit të ujësjellësit në lagjen “Iliria” dhe në fshatin Berivojcë, investim ky që do të përmirësojë ndjeshëm furnizimin me ujë për banorët e kësaj zone.

Rahimaj ka thënë se projekti ka vlerën prej 800 mijë euro dhe financohet nga Banka Botërore, ku në kuadër të këtij investimi po rregullohen rreth 11 kilometra të rrjetit të ujësjellësit, duke zëvendësuar gypat e vjetruar dhe duke modernizuar infrastrukturën ekzistuese.

EkoHigjiena

“Ky projekt pritet të ndikojë drejtpërdrejt në sigurimin e furnizimit më të rregullt dhe të qëndrueshëm me ujë, uljen e humbjeve në rrjet si dhe përmirësimin e cilësisë së ujit të pijshëm për familjet që jetojnë në këto zona”, ka thënë kryetari Rahimaj.

Sipas tij, investimet në infrastrukturën e ujit mbeten ndër prioritetet kryesore të komunës, me qëllim të përmirësimit të kushteve të jetesës për qytetarët dhe poashtu së shpejti pritet të fillojnë punimet edhe në lagjen “Jehona”.  /2LONLINE/