DYLON

Po punohet për rrtijen e pjesëmarrjes së publikut në vendimarrje

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Organizuar nga OJQ-Elita dhe nën mbështetje të OSBE-së sot në Viti është mbajtur një punëtori lidhur me mobilizimin e qytetarëve për pjesëmarrje në vendimmarrje. Në punëtori kanë marrë pjesë përfaqësues të Institucioneve Komunale, kryetarët e këshillave të fshatrave, këshilltarë të Kuvendit Komunal dhe të tjerë.

Mentor Rexhepi nga OJQ-Elita ka folur rreth rëndësisë së mobilizimit të qytetarëve në vendimmarrje, obligimet që kanë Institucionet Lokale që të sigurojnë pjesëmarrje të publikut në vendimmarrje.

EkoHigjiena

Ai në veçanti ka folur edhe për dëgjimet publike që mban komune rreth draftimit të buxhetit komunal duke theksuar se është më rëndësi të veçantë që këshillat e fshatrave dhe qytetarët e të gjitha kategorive të jenë pjesë të hartimit të buxhetit

Ndër tjerash gjatë këtij takimi ata kanë bashkëbiseduar rreth gjetjes së formave që qytetari të jetë pjesë aktive e vendimmarrjes duke potencuar se është më rëndësi që para procesit të hartimit të buxheti që Institucionet Lokale të kenë të hartuar një plan të veprimit ku do të jenë të përfshirë shoqëria civile dhe këshillat e fshatrave.

Ndërkaq për bashkëpunimin në mes Komunës me këshillat e fshatrave ka folur Koordinatori për Këshillat e Fshatrave Tahir Lubishtani i cili theksoi se ekziston një bashkëpunim i mirë në mes tyre. Gjatë këtij takimi të pranishmit dhanë rekomandimet e tyre se si mund të përmirësohet edhe më tej bashkëpunimi në mes të Këshillave të fshatrave dhe të Institucioneve Komunale të Vitisë./2L ONLINE/