Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar nga Naim Pira, Kryesues i Kuvendit Komunal të Vitisë, kanë vizituar sot vendpunimet ku po rregullohet trotuari në fshatin Sadovinë të Muhaxherëve por edhe ndërtimi i trotuarit përgjatë rrugës që lidhë Vitinë me Komunën e Kllokotit, përkatësisht me fshatin Mogillë.
Me këtë rast ai theksoi se siguria në komunikacion është prioritet për komunën e Vitisë në veçanti për këmbësorët.
Kryetari Haliti potencoi se kjo komunë po vazhdon me projekte të shumta në të gjitha lokalitetet dhe atë në fushat e ndryshme me qëllim që qytetarët e kësaj komune të kenë kushte sa më të mira.