DYLON

Po na vjedhin me ora digjitale e po na thonë “është normale!”

Po na vjedhin me ora digjitale e po na thonë “është normale!”
Avatar photo Redaksia

Shkruan: Arlind Vokshi

Na i hoqën orët e vjetra.
Na i vendosën digjitalet.
Na thanë: “investim”.
Na thanë: “modernizim”.
Na thanë: “sistem më i avancuar”.

EkoHigjiena

E, sot?
Sot qytetari po paguan ma shtrenjtë se kurrë.

E, kur shkon me lyp sqarim, përgjigjja është gjithmonë e njëjtë: “Keni harxhuar energji gjatë ditës”.

Po a e dini çka është problemi?

Askush nuk po e din a po punon ajo orë sipas kohës reale, a po e njeh saktë tarifën e lirë dhe të shtrenjtë, apo a është krejt sistemi i ndërtuar për me ta rrit faturën pa e kuptua ti vetë.

Nuk ka logjikë që një njeri që jeton vetëm me pagua sa një familje me 3-4 veta.
Nuk ka logjikë që shtëpia me qenë bosh gjysmën e ditës, e fatura me ardhë si me pas punua saldues 24 orë. Nuk ka logjikë që çdo muaj qytetari me u trondit nga faturat, e institucioni me ta kthy të njëjtën përgjigje copy-paste.

Kjo nuk është më “gabim teknik”.
Kjo është hajni e sofistikuar.
Na e kanë shitë si investim.
E në fakt, investimi i vetëm që kanë bo është: me e bo vjedhjen ma të saktë, ma të kontrolluara dhe ma të legalizuara.

E ma e keqja?
Na kanë mësua me e pranua si normale.
Na vjen fatura e fryme.
Ankohemi dy minuta.
Shajmë pak.
E pastaj shkojmë e paguajmë.

Kështu po funksionon ky sistem.
Ti marrin paret, e pastaj të bindin që fajin e ki ti.

Por, jo!

Nuk është normale me u plaçkit qytetari çdo muaj.
Nuk është normale me pagua pa e ditë pse.
Nuk është normale me të ardhë fatura ma e rëndë se logjika.

Prandaj sot pyetja është e thjeshtë:

Pse u ndërruan orët?
Kush përfitoi nga ky ndryshim?
dhe
Pse qytetari po paguan gjithmonë ma shumë?

Nëse krejt është në rregull, atëherë le ta dëshmojnë publikisht.
• Le t’i kontrollojnë orët.
• Le ta verifikojnë tarifën ditë/natë.
• Le ta hapin sistemin.
• Le t’i japin qytetarit llogari.

Por, derisa nuk ka transparencë, dyshimi është i drejtë, dhe i bazuar.

Po na vjedhin! /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.