DYLON

Po mbahet “Kupa e Anamoravës” 2026 në Kamenicë

Po mbahet “Kupa e Anamoravës” 2026 në Kamenicë
Avatar photo Redaksia

“65 nxënës të talentuar nga Gjilani, Kamenica, Vitia, Novobërda, Presheva, Bujanoci, Kumanova dhe Shkupi po marrin pjesë në Olimpiadën Rajonale të Matematikës “Kupa e Anamoravës 2026”, e cila po zhvillohet sot në Kamenicë”, njofton Shoqata e Matematikanëve të Gjilanit.

Ky aktivitet po bashkon talentet më të mira të matematikës nga Anamorava dhe trevat shqiptare, duke krijuar një hapësirë të veçantë për garë, bashkëpunim dhe shkëmbim përvojash ndërmjet nxënësve dhe mësimdhënësve.

EkoHigjiena

Përmes kësaj olimpiade synohet identifikimi, promovimi dhe zhvillimi i talenteve të rinj në matematikë, si dhe forcimi i lidhjeve arsimore ndërmjet komunave dhe qyteteve shqiptare në rajon, transmeton 2LONLINE.

Kupa e Anamoravës 2026 shënon edicionin e parë të kësaj gare, me synimin që të shndërrohet në një traditë të rëndësishme të matematikës shqiptare.

Matematika bashkon talentet shqiptare në Kamenicë, thuhet në fund të njoftimit të Shoqatës së Matematikanëve të Gjilanit.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.