DYLON

Po mbahen zgjedhjet për ta mbajtur Isën në pushtet

Avatar photo Redaksia

Ish-nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Eqrem Kryeziu, mendon se zgjedhjet në këtë parti mbahen ekskluzivisht që ta mbajnë Isa Mustafën në pushtet.

Kryeziu në një intervistë për “Epokën e re” ka thënë se rikandidimi i Mustafës është fyerje për moralin e LDK-së. Kryeziu ka deklaruar se lëvizjet e vrullshme shoqërore kohët e fundit në vend janë mesazh i qartë se në Kosovë do të kërkohet përgjegjësi për tyxharë, gënjeshtarë dhe zhvatës.

EkoHigjiena

Ai nuk ka dashur të komentojë për kandidatët e tjerë, por ka thënë se do të duhej një vullnet i mirë, madje si imperativ, për ta ndalur erozionin që e ka përfshirë LDK-në. Por, sipas tij, ky vullnet i mirë nuk shihet në horizont.

http://epokaere.com/index.aspx?SID=13&PMID=2&LID=2&ACatID=1&AID=63827&Ctype=1

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.