DYLON

“Po i zgjidhim problemet të trashëguara nga qeverisja e kaluar”

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – Drejtues të Komunës së Gjilanit thonë se problemet që i ka lënë qeverisja e kaluar, Komuna e Gjilanit nën udhëheqjen e kryetarit Lutfi Haziri po vazhdon t’i zgjidhë një nga një. Sipas tyre, Komuna është dashur të intervenojë në mënyrë urgjente në rregullimin e kanalizimit në rrugën“Abdulla Presheva” (prapa Xhamisë së Medresesë), pasi nga reshjet e këtyre ditëve, ujërat fekal kanë dale mbi sipërfaqen e tokës.

Për problemin me të cilin ballafaqoheshin qytetarët e kësaj lagje kishte shkruar ditë më parë edhe Portali 2L ONLINE. (shih shkrimin: Në hall me kanalizimin jo funksional)

EkoHigjiena

Përndryshe, qytetarët e kësaj lagjeje, të pakënaqur nga kjo gjendje, i janë drejtuar Zyrës së kryetarit Haziri më 18 korrik ku grupin e kishte pritur në takim nënkryetari Rexhep Kadriu dhe pas konsultave të brendshme të kryetarit Haziri me vartësit e tij, është marrë vendimi që punët të nisin të shtunën.

Për të parë punimet në zgjidhjen e këtij problemi, nënkryetari i Komunës së Gjilanit Rexhep Kadriu ka dalë sot në terren, ndërsa u nda i kënaqur me dinamikën e punimeve.

“Punët këtu janë duke shkuar jashtëzakonisht mirë, me një dinamikë të mire të punës. Punët po ecin mbarë, qytetarët janë jashtëzakonisht të kënaqur me intervenimin e shpejt të organeve komunale dhe shumë shpejt do të zgjidhet problem këtu sipër ujërat atmosferik, ashtu edhe për kanalizimin fekal”, ka thënë nënkryetari Kadriu. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.