DYLON

Po i përkushtohen bujqësisë, por u duhet edhe ndihma e shtetit

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Se zhvillimin e ekonomisë e ndihmon shumë zhvillimi i bujqësisë, është dëshmuar në të gjitha rastet dhe në të gjitha periudhat kohore. Këtë po e vërteton edhe tani koha, kur shumë banorë shqiptarë nga të gjitha hapësirat e Kosovës kanë filluar t’i përkushtohen bujqësisë, ngase aty po shihet sigurimi i mirëqenies së familjeve.

Në kuadër të kësaj edhe në komunën e Dardanës, përveç tjerash banorët e shpërngulur nga fshatrat malore kanë filluar t’i kthehen vendlindjeve të tyre, të cilët po ngrenë ferma, mbjellin grurin, po mbjellin arra etj. e sidomos mjedra.

EkoHigjiena

Në kuadër të kësaj, në Velegllavën e Poshtme (Nefellë) tani janë kthyer dy familje të cilët iu kanë kthyer tokës e bagëtisë, ngase me vizionin e tyre kanë parë se perspektiva e fitimi në këtë kohë të pa kohë, vjen pikërisht nga ruajtja e bagëtive mbjellja e mjedrave etj.

Fehmi Rapuca që prej kohësh është duke u marrë me ruajtjen e lopëve e gjedhëve, ndërsa tani këtë vit edhe Bajram Rapuca ka mbjellë mjedra, i cili është i bindur se do të ketë fitim mjaftë të mirë për të siguruar mirëqenien e familjes si dhe për të qenë edhe i shëndosh, ngase natyra e mirë, ajri i pastër, puna në tokën që jep prodhime të mira, jo vetëm që të siguron të ardhura, por edhe të ruan shëndetin thotë Bajram Rapuca.

Por, këta njerëz punëtorë e vullnetmirë duhet te ndihmon sa më shumë nga komunat përkatëse, gjegjësisht nga shteti.

Vërtetë ashtu është ngase gjatë vizitës që i bëra vikendit të kaluar, ajri i pastër, më pastroi mushkëritë që janë mbushur me ajrin e ndotur të qytetit, pastaj puna e paktë që bëra, (kositje, prashitje), më largoi stresin e qytetit e m’i ndaloi edhe dhimbjet e trupit të shkaktuara nga karrigia e zyrës. /Ismet Tafili/




Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.