DYLON

Po hetohen rrethanat dhe shkaqet që kanë çuar deri te aksidenti i trafikut ku ka mbetur i lënduar një pjesëtar i FSK-së

Po hetohen rrethanat dhe shkaqet që kanë çuar deri te aksidenti i trafikut ku ka mbetur i lënduar një pjesëtar i FSK-së
Redaksia

Më 23 nëntor 2026, një pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës është përfshirë në një aksident trafiku në regjionin e Gjilanit.

Rrethanat dhe shkaqet që kanë çuar deri te aksidenti i trafikut janë duke u trajtuar dhe sqaruar nga organet përkatëse, thuhet në njoftimi ne FSK-së.

EkoHigjiena

Si pasojë e aksidentit në trafik, pjesëtari ka pësuar lëndime, ku edhe është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Sipas informatave të Regjimentit të Mjekësisë së FSK-së, që janë në koordinim me QKUK-në, pjesëtari pritet t’i nënshtrohet intervenimit kirurgjik në kliniken e Ortopedisë.

Gjendja shëndetësore e përgjithshme e pjesëtarit është stabile dhe ai po vazhdon të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor, thuhet në fund të njoftimit të FSK-së.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.