DYLON

Po bëhet riasfaltimi dhe zgjerimi i rrugës alternative të Smirës

Po bëhet riasfaltimi dhe zgjerimi i rrugës alternative të Smirës
Avatar photo Kimete Ibrahimi

Në fshatin Smirë të Vitisë, ka filluar sot riasfaltimi dhe zgjerimi i rrugës alternative të këtij fshati që e lidhë atë me disa lokalitete. Kjo rrugë alternative lidhë Smirën me qytetin e Vitisë, pjesa në drejtim të varrezave të dëshmorëve, fshatin Kabash, Drobesh dhe Goshicë.

Kryetari Haliti, ka thënë se projekte të tilla të rëndësishme për lokalitetet e komunës së Vitisë, do të vazhdojnë edhe në të ardhmen, në të gjitha vendbanimet e kësaj komune. Ai, poashtu bëri me dije se gradualisht, po përmbyllen projektet në asfaltimin e rrugëve rurale.

EkoHigjiena

Ndërsa kryetari i fshatit Smirë, Tajar Hyseni dhe banorët, janë shprehur falënderues dhe të kënaqur me projektet e investuara në fshatin e tyre nga ana e komunës, në veçanti për këtë rrugë alternative pasi që lidhë fshatin Smirë me disa lokalitete. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.