DYLON

Po avancon trafiku urban, taksi-dron i parë në botë

Po avancon trafiku urban, taksi-dron i parë në botë
Avatar photo Elife Sherifi

Bëhen realitet ëndrat e atyre që dëshironin të fluturonin në qiellin e kaltër të Austrisë, pasi për herë të parë në botë u prezantua një taksi-dron, në Vjenë, i kompanisë kineze “Ehang” që u ngrit disa dhjetëra metra, duke dhënë një ide të potencialit të kësaj teknologjie te se ardhmes.

Ndërkohë që dhjetëra kompani botërore, mes të cilave “Boeing” dhe “Airbus”, janë përqendruar mbi këtë mënyrë lëvizjeje që pritet të revolucionojë transportin urban në një të ardhme të afërt, prodhuesi kinez ishte i pari që propozoi një fluturim publik për shumë përfaqësues të medies.

“EHang 216”, një mjet autonom me dy vende me një dizajn elegant, mjaftohet me disa ngritje të shkurtra vertikale prej disa dhjetëra metrash, të pasuara nga ulje në pikën e nisjes. Duke mos e kaluar tribunën e stadiumit “Generali Arena” të kryeqytetit austriak ku u zhvillua ky demonstrim.

EkoHigjiena

Megjithatë niveli i zhurmës i “EHang 216”, një mjet që spostohet nga tetë helika, është aktualisht 90 db, një nivel më i ulët se sa ai i helikopterit klasik por që tejkalon zonën e rehatisë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.