DYLON

Po asfaltohet rruga Gjylekar – Stubëll e Poshtme

Po asfaltohet rruga Gjylekar – Stubëll e Poshtme
Avatar photo Redaksia

Sot kanë filluar punimet në asfaltimin e rrugës Gjylekar- Stubëll e Poshtme. Me këtë rast Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtorë kanë vizituar vendpunimet  e kësaj rruge.

Aty ata janë pritur nga banorët e të dy lokaliteteve, të cilët e falënderuan Kryetarin Haliti për asfaltimin e kësaj rruge e cila sipas tyre do të jetë i një rëndësi të veçant.

Kurse disa banorë nga fshati Stubëll e Poshtme, theksuan se me këtë projekt përveç se ata do të kenë qasje në pronat e tyre do të krijohen parakushtet që ky fshat të mbushët përsëri me banorë.

EkoHigjiena

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti shtoj se qeverisja komuale e Vitisë, ashtu siç ka premtuar po vazhdon me realizimin e projekteve të shumta nëpër të gjitha lokalitetet e kësaj komune.

Ndërkaq lidhur me këtë rrugë potencoi se tani banorët do të kenë qasje më të lehtë në parcelat e tyre.

Ai theksoi se Komuna e Vitisë, me partnerët e saj do të investoj në të gjitha lokalitetet e kësaj komune me qëllimin më të mirë për siç tha ai për përmirësimin e jetës së qytetarëve vitias.

Përndryshe ky projekt është financuar nga buxheti komunal i Vitisë dhe atë në kuadër të listës për investime kapitale për vitin 2019.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.