/2L ONLINE/ – Duke iu referuar statistikave të Policisë së Kosovës brenda 24-orëshit të fundit, ka pas arrestime të pesë personave të kërkuar për të cilët ka pas urdhëresë prej gjykatave përkatëse të Rajonit të Gjilanit. Një është arrestuar, në Gjilan, dy në Zhegër të Gjilanit, një në Pozheran të Vitisë dhe një në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.
Në rrugën “Prishtinë-Gjilan”, në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Gjilan është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar dhe i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit në burgun e Gjilanit.
Në fshatin Zhegër të Gjilanit, në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Gjilan është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar dhe i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit në burgun e Gjilanit.
Në fshatin Zhegër të Gjilanit, në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Gjilan është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar dhe i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit në burgun e Gjilanit.
Në fshatin Pozheran të Vitisë, në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Gjilan, dega në Viti, është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar dhe i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit në burgun e Gjilanit.
Në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, në bazë të urdhëresës është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Smrekonicës. /2L ONLINE/
/fotoilustrim/