DYLON

“Plisat” të zhgënjyer: Nëse s’ki zemër ik prej Prishtinës

“Plisat” të zhgënjyer: Nëse s’ki zemër ik prej Prishtinës
Avatar photo Elife Sherifi

Kf.Prishtina ka zhgënjyer, duke u mposhtur 1:0 nga Feronikeli në Drenas. Tifozët kryeqytetas janë të pakënaqur me futbollistët, stafin teknik dhe drejtuesve të klubit.

“Me të mbërritur në stadium, kemi tërhequr vërejtjen e gjithë atyre që nuk e meritojnë Prishtinën, “Nëse s’ki zemër ik prej Prishtinës”, e në veçanti kryetrajnerit Josa, dhe menjëherë në minutat e parë të lojës e kemi marrë rrugën për në Prishtinë”, thuhet ndër të tjerash në njoftimin e tifo grupit kryeqytetas.

Si për ironi të fatit hyrja në stadiumin “Rexhep Rexhepi” iu ndalua nga drejtuesit e klubit të Feronikelit, ndërkohë që u vendosën vetëm pak metra larg stadiumit për të dhënë një mesazh të fuqishëm stafit teknik me në krye Mirel Josën dhe futbollistëve.

EkoHigjiena

“Kurse, krejt tjetër është tema që klubi i Feronikelit nuk na lejoi futjen brenda në stadium, meqërast u obliguam të hyjmë në livadh prapa tribinës në ndërtim e sipër”.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.