Platforma e Qeverisë për dialogun me Serbinë

Platforma e Qeverisë për dialogun me Serbinë

Angazhimi për jetësimin e marrëveshjeve tëpotencuara nëdraft marrëveshjes e gjithëpërfshirëse në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, epropozuar nga Qeveria e Kosovës nuk qon drejt njohjes së sovranitetit dhe integritetit territorial të republikës së Kosovës, ato madje janë në shpërputhje me kërkesën për njohjen e pavarësisë.

Ismajl Kurteshi, deputet

Nga raporti i Qeverisë mbi arritjet dhe sfidat në zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit del se në shumicën absolute të marrëveshjeve objekt i marrëveshjeve janëçështjet e rregullimit të brendshëm të Kosovës.

Ky fakt dëshmon se pala që e ka përfaqësuar Kosovën në dialogun në Bruksel, nuk është sjell si palë që e përfaqëson një shtet të pavarur e sovranë por që në fillim e ka pranuar inferioritetin, ky gabim fatal, i ka dhënëkahe të gabueshme dialogut, qëpashmangshëm ka quar ne marrëveshje të cilat nuk guxojnë të jenë objekt negocimi në mes të dy shteteve të pavarura si që janë marrëveshjet në vijim: marrëveshja për zgjedhjet komunale, marrëveshja për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, marrëveshja mbi Policinë, marrëveshja mbi Drejtësinë, marrëveshja mbimbrojtjen civile, mbi vulat doganore, e deri te marrëveshja për Urën e Ibrit, sepse të gjitha këto marrëveshje rregullojnë çështje të brendshme të Kosovës.

Kur kësaj ja shtojmë edhe faktin se këto marrëveshje nuk respektohen ose keqinterpretohen si për shembull:

Pas arritjes së marrëveshjes për drejtësinë dokumentet origjinale të gjykatave dhe organeve të tjera të Kosovës, Serbia i vulos me mbishkrimin “Republika e Serbisë – Kosova dhe Metohia _ nën administrimin e OKB-së dhe rezolutës 1244”.

Pas arritjes së marrëveshjes për mbrojtje civile, 483 personat e“integruar” që i kanë nënshkruar kontrata me institucionet e Kosovës nuk i ushtrojnë funksionet e tyre në pajtim me kontratën dhe ligjet e Kosovës dhe as nuk i raportojnë institucioneve të Kosovës, të njëjtit punojnë për Serbinë por tani paguhen nga buxheti i Kosovës.

Marrëveshjet me anomali të këtilla llogariten si marrëveshje të arritura, madje në dokumentin elartpërmendur të Qeverisë, në një kapitull të tërë bëhet fjalë për implementimin e marrëveshjeve të arritura në Bruksel, përkundër faktit se nga këto marrëveshje kuptohet se Kosova nukështë trajtuar si palë e barabartë as nga Serbia dhe as nga ndërmjetësuesi.

Në kapitullin e 11 të draft marrëveshjes gjithëpërfshirëse në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës sëSerbisë, ndër të tjerat thuhet:

Palët riafirmojnë marrëveshjet e mëposhtme të arritura ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë në dialogun teknik dhe në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve të lehtësuara nga Bashkimi Evropian:
Nga dialogu për normalizim të marrëdhënieve, përveq tjerash përmenden edhe:

Marrëveshja e Parë e Parimeve që Rregullojnë Normalizimin e Marrëdhënieve, nënshkruar më 19 prill 2013, nëtë cilën përfshihet edhe Marrëveshja për “Zajednicën” për të cilën Gjykata Kushtetues ka konstatuar 23 shkelje Kushtetuese.
Marrëveshja për lirin e lëvizjes/Konkluzionet për urën e Ibrit, tënënshkruar më 25 gusht 2015 e qëkurrë nuk është zbatuar dhe disa marrëveshje të tjera që janë çështje të brendshme të Kosovës.

Kurse nga marrëveshjet e nënshkruara nëdialogun teknikpërveç tjerash përmenden edhe marrëveshjet në vijim:

Regjistrat civil, nënshkruar më 2 korrik 2011,Vulat doganore,
Mbledhja e të hyrave të doganave, nënshkruar më 14 dhjetor 2012
Marrëveshja për shpërbërjen e mbrojtjes civile, nënshkruar më 26 mars 2015.
Marrëveshja mbi zgjedhjet, ku përveç tjerash thuhet:
Me këtë marrëveshje palët bien dakord që zgjedhjet në komunat e veriut të organizohen nga autoritetet zgjedhore të Republikës së Kosovës në pajtim me ligjet dhe rregulloret e Kosovës për zgjedhje.

Qeveria e Kosovës që kërkon njohjen e pavarësisë sëKosovës, kërkon edhe dakordimin e Serbisë për zgjedhjet lokale në Kosovë.

Në lidhje me marrëveshjen mbi Policin e Kosovës,

Në dokumentin e Qeverisë kërkohet që palët ta riafirmojnë përkushtimin e tyre për të vazhduar me zbatimin e detyrimeve që dalin nga marrëveshja për Policinë e Kosovës.Kjo marrëveshje përveç se trajton çështje të brendshme është edhe me elemente raciste.

Derisa në marrëveshjen për doganat Qeveria kërkon që palët ta riafirmojnë përkushtimin e tyre për të vazhduar me zbatimin e detyrimeve që dalin nga marrëveshja për doganat dhe mbledhjen e tarifave doganore nga Dogana e Kosovës në komunat veriore me shumicë serbe të bëhet në përputhje me Marrëveshjen për Mbledhjen e të hyrave doganore (17 janar 2013). Kjo marrëveshje është në kundërshtim me Kushtetutën e kosovës.

Në të gjitha këto marrëveshje bëhet fjalë për punë të brendshme të Kosovës.

Nëkapitullin e gjashtë ku bëhet fjalë mbi marrëveshjen për arsimin dhe rininë

Qeveria pajtohet që shkollat që mbajnë mësim në gjuhën serbe të përdorin plan-programe ose tekste shkollore të hartuara nga Ministria e Arsimit e Republikës së Serbisë pas njoftimit të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës…

Qeveria kërkon që palët të bien dakord, që plan-programet e arsimit publik serb të integrohen zyrtarisht në plan-programet e arsimit të Kosovës dhe të krijojnë grupe punuese të përbashkëta të cilat do të bëjnë çdo rishikim dhe përshtatje të nevojshme në tekstet shkollore dhe në plan-programe.
Kurse sa i përket Universitetit të Mitrovicës, Qeveria e kërkon pajtimin e Serbisë që Universiteti i Mitrovicës Veriore të jetë një institucion public autonom i arsimit të lartë me një statut që specifikon organizimin dhe qeverisjen e brendshme të tij.

Qeveria po ashtu kërkon që financimi i universitetit nga qeveria e Republikës së Serbisë të behet në mënyrë transparent dhe të bëhet publik, në përputhje me ligjet e Kosovës.

Edhe pas marrëveshjes mbi arsimin planë – programet e Serbisë që po përdoren në Kosovë janë në kundërshtim të plot me Kushtetutën e Kosovës jo vetëm në lëndën e Historisë, Gjeografisë ose Gjuhës serbe por edhe në lëndën e Muzikës, madje edhe në librat e gjuhëve të huaja.

Angazhimi për jetësimin e këtyre marrëveshjeve nuk qon drejt njohjes së sovranitetit dhe integritetit territorial të republikës së Kosovës, madje janë në shpërputhje me kërkesën për njohjen e pavarësisë.

Marrëveshja nuk mund të jetë përfundimtare derisa nuk zgjidhet çështja e personave të pagjetur, çështja e krimeve të luftës të shkaktuara nga shteti i Serbisë, dëmet gjatë okupimit dhe gjatë luftës, regjistrat civil, fondi pensional, suksesioni dhe çështje të tjera pa të cilat normalizimi i marrëdhënieve është i pamundshëm.

Zgjidhjen e propozuara nga Qeveria nuk bazohen në parimin e reciprocitetit, në zgjidhjet e propozuara që shpesh kanë elemente raciste në një mënyrë legjitimohet ndërhyrja e Serbisë në çështje të brendshme të Kosovës.

Zgjidhjet e propozuara nga Qeveria e kontestojnë sovranitetin e vendit, prandaj si e tillë nuk mund të janë as gjithëpërfshirëse as përfundimtare dhe as të pranueshme për qytetarët e Kosovës.

Ky artikull nuk pasqyron qëndrim editorial të redaksisë! Për më tepër, ju lutem lexoni kushtet e përdorimit.

KOMENTE