DYLON

“Plani Strategjik” – Humori si mosbindje ose konformizëm

Avatar photo Redaksia

Shkruan: Zejnullah Jakupi

/2L ONLINE/ – Në shkrimin në vijim po mundohem të trajtoj “skandalin” e humorit të fundit të Stupca-ve, “Plani Strategjik” duke u mbështetur në referenca shkencore. “Stupcat”, “Çka Ka Shpija”, “Zyrja për Gjithçka”, “me Shukin” Show në Kosovë etj, të argëtojnë shqip. Këto skeçe janë më të pëlqyera se lajmet, dokumentaret, reportazhet etj. Një oda shqiptare, humori ka patur gjithmonë vendin e vet. Biseda më e mirë ka qenë bashkëbisedimi me kopalla dhe ironizim. Në këtë kohë post-moderne kur vendin e ka kapluar, skandale, hajni, papunësi etj… humori mbetet, kanali i vetëm, ku shikuesi e gjen ngushëllimin tek artefaktet kulturore, te shpirti i saj, për ta larguar izolimin, për ta thyer monotoninë dhe hegjemoninë elitare dhe diskursin e saj. Edhe këtë skandal me STUPC-AT i shoh si rebelim eksperimentues.

EkoHigjiena

Humori si mosbindje ose konformizëm

Shkencat e kulturës e cilëson humorin si lexim i ngjarjeve dhe mosbindje ose konformizëm ndaj fenomeneve të shumta që na shoqërojnë. Humori dhe kritika, ironizon, kanalizon stresin e dobëson atë, ose nuk e merr seriozisht kotësinë e gjerave absurde që na servilet nga lartë – poshtë. Edhe argëtimi është të jetë një lloj- politikë-bërje pasive, një lloj kundërshtimi kundër atyre që nuk mendojnë si NE dhe JU. Humori i STUPCAVE në fjalë i bënë një kritik shoqërisë së pasluftës. Kritika u drejtohet ish-udhëheqësve të luftës, ose moralit të luftëtarëve të rrejshëm dhe egoist të cilët luftën e shfrytëzuan dhe e shfrytëzojnë për interesat e tyre personale. Ata do i vrasin edhe shokët e vet pas shpine për të zaptuar qytete, stacione dhe prona. Humori i Stupcave na shfaqet si një „implosiim i sociales“ i strategëve fatal, një “hyperreality” i vërtet i ditëve tona.
Nga reagimet kundër videos humoristike “Plani Strategjik” shihet se sistemi moralist i këtyre strategëve ka synim ta ngop tregimin për luftën me qasje ndryshe, që shërben këtu si një mekanizëm për të socializuar karakteret përmes të cilëve forcohet bota e tyre simbolike dhe forcohen vlerat.

Kritikat kundër parodisë humoristike të Stupcave si në diktaturë aty ku anatemohet kritika negative

Kritikat e shumta që u shfaqën kundër parodisë humoristike të Stupcave tregon se lypet me gjithë kusht, ndalimi i humorit që kritikon establishmentin politik dhe gjithë sistemin e tyre, siç bëhej dikur në DDR(Republikën Demokratike Gjermane). Ky skandal është edhe një dëshmi se Kosova dhe elitat në pushtet nuk janë të gatshëm të lëshojnë pe, mbase e kanë nuhatur se humori është pushtet. Diskursi zyrtar elitar nuk e zbuti dot njeriun, “kundërshtues”. Ngjau edhe në Kosovë, si në kohë diktaturë të anatemohet kritika negative për dhe rreth tyre. Kosova e ditëve tona i ka rritur “STUPCAT” dhe ky zhvillim ka evoluar në skandal kulturor-politik duke treguar fytyrën e vërtetë se si mund të anatemohet një Luftë Çlirimtare me një video humori në pak minuta. Kosova kurrë nuk ka guxuar të bëjë humor me elitën “fitimtare”, e kjo tregon se Kosova është dhe mbeti shteti i fundit, shteti i vetëm në Botë ku në mediumin Publik nuk lejohet akoma humori kundër qeverisë dhe komandantëve të luftës çlirimtare. Për dallim nga Gjermania, ku mediumi publik në Gjermani (ARD ZDF) në show emisione i kritikon pa rezerva prijësit politikë, diskurset e tyre qeveritare, për të gjallë dhe të vdekur, pa kursyer as kancelaren Merkel, e cila tash për tash del të jetë personalitetja më e kritikuar në mediumin publik. Kosova mbetet vendi i vetëm në botë ku shumë pak çmohen dhe nuk lejohen zërat kritik. Kritikat në fushën e medieve, nuk zënë vend në asnjë gazetë, nuk kultivohet kritika e filmit, e artit e fushave tjera. As në universitet nuk është më mirë, fare pak ose aspak nuk studiohet humori, këngët hip hop, video-spotet, lëvizjet qytetare, protestat, shoqëria civile, grupet e margjinalizuara etj. Moslejimi i humorit dhe vetëkritikës është barazi me totalitarizëm.

Baudrillard dhe lëvizja për çlirim të artit dhe fenomeni“simulacrum”

Në diktaturë nuk lejohet satira e cila drejtohet kundër pushtetit, shembuj kemi sa të duash, duke filluar me Koren Veriore e tutje.. drejt Evropës më Lindore, Rusinë. Humori i Stupca-ve anatemohet si i rrezikshëm, sepse prek temat tabu. Humori i Stupcave anatemohet si një ideologji cila do pengonte funksionimin e tyre do tu zhbënte Vlerat e TYRE e do tu tregonte fytyrën e vërtetë atyre që jetojnë si parazitë në kurrizin e shoqërisë. Se sistemi kulturor është më e vjetër se politika- këtë e ka etabluar Socilogu amerikan T. Parsons, tash 55 vite më parë, i cili me të drejtë e vë kulturën në krye të hierarkisë të sistemeve shoqërore. Ndërsa për Baudrillard-in koha post-moderne është një lëvizje për çlirim të artit, të gjinisë, të luftës së maskave, të fëmijërisë dhe gjithë asaj që kemi lënë mbrapa nesh drejt civilizimit tonë shoqëror. Në këtë kuptim, Stupcat provokojnë, për atë po etiketohen si “tradhtar”, “nënçmues” dhe “fyerës”, ata janë hyper-realist, janë një hapje normative për të tejkaluar katastrofën një “simulacrum” një sistem abstrakt i shenjave, një pasqyrë bote virtuale që synon të përafrohet me një botë imaterialiteti për ta krijuar një model ndryshe të realitetit. Vetëm ky model, siç thotë J. Baudrillard do të bënte të mundshme ta kuptonim botën, ta prodhojmë atë dhe të bëhet e mundshme manifestimi i saj në jetën tonë të përditshme. Niveli i parë i këtij realiteti virtual përafrohet në mënyrë direkt me realitetin materialist, p.sh; paraqitja e sipërfaqes së natyrës në hartë. Niveli i dytë ka të bëjë me emetimin, pra kur strategët naiv(humorist) emitojnë ata real, luftëtarët e vërtetë. Niveli i tretë është ai kur paraqitja virtuale i përafrohet ose e prodhon të vërtetën, pra kur publiku ndihet i fyer pse humoristët i emitojnë 1:1 strategët fatal të luftës. Sipas Baudrillard-it bota virtuale ndikon tek ajo realja ose këto të dyja ngjizen në një formë të përbashkët duke plotësuar njëra-tjetrën drejt një simulimi. Në kohët e feudalizmit sipas J. Baudrillard nuk ishte i mundshëm qasja ashtu si në kohët post-moderne. Sundimtarët nuk lejonin një qasje të tillë dhe tejkalimi i kësaj vije kuptohej si sulm mbi sistemin mbizotërues andaj edhe ndëshkohej nga ata. Ndalohej gjithashtu edhe interpretimi i shenjave, ose thënë direkt, ndalohej leximi ndryshe dhe ky bëhej vetëm në mënyrën siç donin të pushtetshmit. Në këtë kohë vetëm Kisha dhe shteti kishin të drejtën të vendosnin për kuptimin e shenjave. Me fillimin e Renesancës u thyen tabut e shenjave, atëherë u bë i mundshëm interpretimi i tyre(Për shembull, gjatë luftës një humor i tillë nuk do të guxohej të emitohej, as të realizohej). Tani kur është thyer tabuja e kuptimeve, (sikur të jetonim vallë në kohë feudale dhe, përnjëherë u çliruam) shenjat prezantojnë botën, na mbrojnë nga manipulimi duke shkuar drejt një universaliteti për ti trembur format natyrale të cilat sikur janë shushatur në qenësinë e tyre duke maskuar realitetin ekzistues. Me këtë bëhet shkëputja mes përshkrimit dhe të përshkruarës e cila, në rastin e tregimit të Stupcave mundëson një impulsi të kuptimeve. Në këtë kontekst rebelohet masmedia dhe mas-kultura e shijeve. Pra masmedia përmes filmit, artefaktit audiovizive krijon realitetin fiktiv. Prodhimi i tij bëhet, me ose pa jehonë dhe fotografi, si një makineri prodhimi, dhe këtë mundësi na ofron teknologjia. Edhe pse gjithë e din se skenat tek Stupcat janë ireale NE i marrim (i lexojmë) ose ju japim kuptim si të ishin të vërteta.

Procesi i deshifrimit

Sipas W. Gamson disa shkencëtar të medieve injorojnë përmbajtjen e mediave dhe procesin e deshifrimit, duke supozuar një “audiencë” të padiferencuar në të cilën kuptimi dominant do të pranohet në mënyrë pasive nga të gjithë. Ata harrojnë se të “lexuar-it” ose deshifrimi i pamjeve dhe tingujve, dhe tekstit është një proces aktiv në cilin kontekst, përvoja individuale mund të çojë në dekodim krejt të ndryshme. Për më tepër, ky proces është shpesh interaktiv dhe shpie në kuptime të ndryshme. Edhe prodhimi i skenave të tilla me dialog, nga fusha e humorit apo fusha tjera, dhe me objekte bëhet i panumërt në botën tonë digjitale. Frika është si hije. Frika nga humbja e epërsisë e dominimit mbi të sunduarin. Nëse shikuesi njëherë pajtohet ta pranoj shfaqjen si reale, atëherë asnjë pushtet nuk mundet të ndërhyj për ti censuruar mendimin. Edhe R. Barthes e kishte shpallur të vdekur autorin. Ndërsa kuptimi i artefakteve kulturore sipas strukturalistëve francezë por edhe atyre amerikanë si J. Fiske, duhet të negociohet. Edhe në këtë rast stimulimi e zhbënë kufirin mes reales dhe imagjinares. Me këtë zhbëhen referencat e sistemeve metafizike dhe ato psikike, mira dhe e keqja bëhen bashkë, e bukura dhe e shëmtuara, krimineli dhe heroi i cili bien në luftë dhe tradhtohen nga shokët e tyre. Gjithashtu, realja bëhet vet-paraqitje fantastike, mbase në botën hyporeale nuk ka një referencë të reales, mes inskenimit dhe përvojës autentike… /2L ONLINE/